Nga skena te familja dhe kapitulli i ri në Amerikë, Afërdita Zonja rrëfen jetën dhe njohjen me gazetarin e njohur: Me Arturin kemi qenë shokë të ngushtë, s’e kuptuam kur…
Ato të pulës janë më të përdorurat për tu ngrënë, ndërsa ato të zogjve të tjerë janë më specifike. Flasim për vezët që më 11 tetor kishin ditën e tyre botërore.
Vendi që konsumon më shumë vezë për njeri është Meksika, me një mesatare prej 350 vezë në vit për person, e ndjekur nga Japonia me 330 dhe Kina me 320.
Por vezët nuk bëhen vetëm nga pula. Në Britani i adhurojnë vezët e pulëbardhës që mblidhen vetëm në maj, në Itali ato të strucit që vijnë nga Australia, ku adhurojnë dhe ato të emu (lloj i veçantë struci).
Vezët e emu janë mjaft të veçantë, me ngjyrë jeshile smeraldi, dhe me peshë mes 350 dhe 450 gram dhe janë mjaft të çmuara në Australi.
Veza e strucit peshon 500-600 gram, pra sa 35 vezë të pulës. Janë mjaft të lehta në shije, por e kanë të vështirë tu thyesh guackën.
Vezët e palloit kanë shije disi të ëmbël dhe kanë qënë mjaft të dëshiruara në Romën antike. Në fakt janë disi antiekonomike sepse femra e palloit mund të bëjë maksimumi 12 vezë në vit.
Vezët e pëllumbave janë të vogla me ngjyrë të bardhë, të këshilluara në përgatitjen e krepave, mjaf të vlerësuara në kuzhinën franceze dhe kineze.
Të abrdha dhe me formë të stërzgjatur, veza e patës peshon 180-200 gram, kanë guackë të bardhe dhe një shije më intensive se veza e pulës.
Vezët e vogla të thëllëzës janë mjaft tërheqëse, peshojnë vetëm 10-15 gram dhe mund të gatuhen njësoj si vezët e pulës dhe pse duan më pak kohë se këto të fundit.
I njëjti diskutim vlen dhe për gjeldetin. Edhe mes pulave ka ndryshime, në formë, në ngjyrë dhe në shije.
Top Channel