
Disiplina e Federatës Shqiptare të Futbollit preferoi të mos e rëndojë situatën me incidentet e tifozëve në disa fusha të Kategorisë Superiore, duke u mjaftuar vetëm me gjoba.
Kështu Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen ndaj Laçit, dënohet me gjobë në masën 100 mijë lekë.
Të njëjtin sanksion, Disiplina rezervoi edhe për Lushnjen, për shkak të disa incidenteve sporadike në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Kukësit, e mbyllur 0-2 për kampionët.
Më keq e pësuan dy futbollistë të Teutës dhe Luftëtarit.
Anel Dediç, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, duke cënuar jo pak durrsakët. Lojtari i KF Luftëtarit, Festim Miraka, për të njëjtën akuzë mori dhe të njëjtin sanksion.
Top Channel