Një automjet ka shpërthyer në Shkodër, në orët e para të mëngjesit.
Makinës së një inspektoreje të Drejtorisë Rajonale të Arsimit iu vu lëndë plasëse teksa ishte e parkuar në pallatin ku ajo banonte, pranë qendrës së qytetit.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me detyrën e saj, por 60-vjeçarja Frida Kopliku ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me askënd.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të automjetit, ku dhe është vendosur tritoli në sasi të vogël. Lënda plasëse pranë serbatorit të makinës Volkswagen ka bërë që automjeti të shpërthejë menjëherë në flakë, por zjarrfikëset i kanë shuar brenda një kohe të shkurtër.
Policia mori në pyetje rojet e dyqaneve në zonë dhe sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.
Top Channel