
Dy punonjës policie në Elbasan janë pezulluar për shpërdorim detyre, pasi lejuan të pajiset me pasaportë një person në kërkim.
Kanë qënë strukturat e SHÇBA Elbasan, në bashkëpunim me prokurorinë kanë bërë një hetim disa mujor.
Nga hetimet rezultoi se punonjësit e Policisë Inspektor F.B., me detyrë SPZ pranë Komisariatit Elbasan dhe Inspektor K.J., me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Belsh, nëpërmjet kryerjes së veprimeve në kundërshtim të hapur me ligjin, lejuan pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasit A.D., i dënuar me vendim gjykate dhe i shpallur në kërkim.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi ndaj dy efektivëve të policisë masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka punonjës apo struktura të tjera në përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm.
Top Channel