“Napoli është i fortë, por në fund fiton Juventusi”

11/10/2017 00:00

Blaise Matuidi u transferua te kampionët e Italisë në merkaton e verës dhe menjëherë është kthyer në një lojtar të rëndësishëm te bardhezinjtë.

Pas 7 javëve të para në kampionat, Juventusi e sheh veten në vendin e dytë me dy pikë më pak se Napoli, i cili po tregon se këtë sezon është më i vendos se kurrë për të synuar titullin kampion.

Megjithatë, francezi i Juventusit ka pranuar se Napoli i këtij sezoni është pretendenti kryesor i tyre, por në fund, sipas tij, do të jetë Juventusi që do të shpallet sërish kampion.

“Paraqitja e Napolit ka ardhur në ngritje të vazhdueshme pasi luajnë prej një kohe të gjatë të gjithë së bashku dhe do të jenë në krye së bashku me ne. Por në fund jam i sigurt  që do të jetë Juventusi që do të ngrejë titullin”, ka thënë Matuidi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta