Breshëri ndaj makinës, plagoset një person
11/10/2017 00:00
Një breshëri automatike është qëlluar në drejtim të një automjeti që ishte në lëvizje në Memaliaj të Tepelenës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se në mjet udhëtonin dy persona në momentin që është qëlluar.
Për pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur nga sulmi.
Nuk dihen autorët dhe as shkaku i kësaj ngjarjeje, ndërkohë që policia është duke hetuar për zbardhjen e saj.
Top Channel