Afrikë e Jugut, stuhia e beftë godet Durbanin

10/10/2017 00:00

Një stuhi e beftë dhe e fuqishme zuri në befasi banorët dhe autoritetet në qytetin e Durbanit, në Afrikën e Jugut, të cilët u përballën me përmbytje të mëdha në zonat urbane dhe paralizimin thuajse total të lëvizjes.

Ndërsa uji ka mbuluar gjithçka, autoritetet nxituan të paralajmërojnë banorët që të mos dalin nga shtëpitë, apo vendet ku gjenden, derisa stuhia të përfundojë, por pamjet tregojnë qartë se problemi kryesor i banorëve është si të largohen nga rrugët e përmbytura.

Policia lokale tha se dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht nuk ka raporte për viktima, ndërsa ekipet e emergjencës po përpiqen që të mbulojnë sa më shumë zona të qytetit.

Meteorologët thanë se përkeqësimi i motit ishte parashikuar, por askush s’mund të imagjinonte sasinë kolosale të reshjeve, që u derdhën mbi qytet brenda pak orësh. Veç shiut të dendur, nuk mungojnë as erërat e forta që arrijnë në disa raste deri në 90 km në orë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta