Vlorë, sekuestrohet gomonia; në kërkim 3 skafistë
09/10/2017 13:30
Një gomone e mbushur me drogë dhe 3 skafistë në bord, nuk ia arriti të kalonte detin për të zbarkuar në brigjet italiane.
Ndjekja zgjati për disa orë, ndërsa në ndihmë të Policisë Kufitare të Vlorës u ofrua edhe asistencë ajroje nga avioni i Guarda di Finanza-s dhe një helikopter i Frontex-it.
Trafikantët, duke e patur të pamundur të vijonin rrugën drejt Italisë, janë detyruar të kthehen pas dhe duke përfituar nga deti i trazuar kanë hedhur lëndën narkotike dhe me shpejtësi kanë dalë në breg në një zonë të vështirë dhe janë larguar.
Forcat policore që ishin në ndjekje po vijojnë krehjen e zonës për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Top Channel