TVSH, Rama: Mbyllim shtegun e evazionit fiskal

09/10/2017 00:00

Futja e thuajse të gjitha bizneseve në regjimin e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, bëhet për të mbyllur zinxhirin e evazionit fiskal të bizneseve të mëdha dhe VIP.

Kryeminstri ka folur për herë të parë për vendimin kontravers që do të detyrojë mbi 80 mijë biznese, që deri dje quheshin të vogla, të paguajnë tatimin mbi fitimin.

“Ata që na akuzojnë për këtë, faktikisht janë bërë mbrojtës të informalitetit dhe evazionit të më të mëdhenjve në kurriz të konsumatorëve dhe në kurriz të qytetarëve”, deklaroi gjatë një takimi në Lezhë, Kryeministri Edi Rama.

Sot biznesi i vogël për shkak se nuk është në skemën e TVSH-së, nuk ka asnjë motiv apo interes që të marrë faturë të rregullt blerjeje me TVSH nga biznesi i madh. Si pasojë, një pjesë jo e vogel e të ardhurave që duhet të shkojnë në buxhet, u mbetet kompanive të mëdha si fitim i fshehur.

“Është e papranueshme që një pjesë e të ardhurave që duhet t’u shkojnë njerëzve mbrapsht nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, përfundojnë në xhepat e një grushti të pasurish”, vijoi ai.

Sipas kryeministrit, përfshirja e biznesit të vogël në TVSH ka vetëm një qëllim; të mbyllë shtegun që sot shfrytëzohet nga kompanitë e mëdha për evazion, të rrisë të ardhurat në buxhet dhe si pasojë edhe investimet publike.

“Plotësimin e segmentit Milot-Lezhë, që është pjesë e një aksi shumë të rëndësishëm kombëtar dhe filimin e punës për rrugën lidhëse mes Shëngjinit dhe Velipojës.

Nga 1 janari të gjitha bizneset do të përfshihen në skemën e TVSH-së përveç zejtarëve dhe atyre që janë në tregjet e bashkive. Sipas vlerësimeve paraprake, në këtë skemë do futen rreth 80 mijë biznese, të cilat deri më sot nuk paguajnë TVSH, për shkak se xhiro e tyre vjetore është nën 5 milion lekë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA