Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale
Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence braktisi një ndeshje të futbollit amerikan, pasi disa lojtarë refuzuan që të ngrihen në këmbë për himnin kombëtar.
Ndeshja zhvillohej në Indiana, ku Pence është lindur, e pasi e braktisi atë zëvendëspresidenti tha se nuk mund të qëndronte në një kompeticion që nuk respekton ushtarët, flamurin dhe himnin amerikan.
Gjunjëzimi i lojtarëve në ndeshjet e Ligës Kombëtare të Futbollit është bërë një formë proteste ndaj padrejtësive racore.
Presidenti Donald Trump i ka kritikuar shumë ashpër lojtarët që gjunjëzohen gjatë himnit dhe i kërkoi NFL-së që t’i përjashtonte.
Në ndeshjen që Pence braktisi përballej ekipi Colt i Indianës me San Francisco 49ers. Ishte pikërisht një nga lojtarët e miqve që u gjunjëzua i pari, e më tej u pasua nga të tjerë.
Pence e kishte paralajmëruar praninë e tij në shkallët e stadiumit dhe pritej që ai të braktiste ndeshjen për shkak të gjunjëzimit të lojtarëve. Pavarësisht gjestit të tij, lindin natyrshëm pyetjet: a ia vlente që zv.presidenti të humbiste kohën për një deklaratë të tillë? Sa kushtoi udhëtimi që u pagua nga taksat e amerikanëve? Pa llogaritur publicitetin politik që ka zemëruar mjaft njerëz.
Top Channel