Grabitje në kryeqytet, policia arreston grupin e të rinjve

09/10/2017 00:00

Një grup të rinjsh ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për një sërë vjedhjesh të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata” janë 4 persona, të cilët kryenin vjedhje kryesisht tek zona e Kodrave të Liqenit.

Gjatë bastisjes në vendgrumbullimin e tyre janë sekuestruar 3 telefonë celularë, 15 gramë lëndë narkotike dhe një krehër pistolete.

Gjatë hetimeve për këtë grup, agjentët kanë konstatuar se të rinjtë përdornin dhunë ndaj të zotëve të shtëpive që nuk u bindeshin.

Top Channel