
Dy vëllezër dhe bashkëshortja shtatzënë e njërit prej tyre humbën jetën në mënyrë tragjike pasditen e së shtunës, kur një masiv shkëmbor ra mbi makinën me të cilën po udhëtonin pranë Torovicës në Lezhë.
Valentini 29 vjeç, Edmondi 31 dhe bashkëshortja e tij 21-vjeçare, Alda Zefi nga fshati Rraboshtë ishin nisur drejt Torovicës, ku do të merrnin pjesë në një festë në familjen e nuses.
Por në rrugën Torovicë- Malecaj, mbi “Land Roverin” e tyre ra masivi që u shemb nga mali duke shtypur në vend automjetin dhe pa u lënë asnjë mundësi për shpëtim.
Trupat e pajetë u nxorrën nga makina dhe u dërguan drejt morgut të Lezhës.
Goditjes nga shkëmbi i shpëtoi një autobus që udhëtonte pas makinës së viktimave, ndërkohë që në ditët në vijim policia do të kontrollojë zonën për masive të tjerë që mund të rrezikojnë udhëtarët, pasi banorët kanë raportuar se nuk është hera e parë që bien shkëmbinj në këtë rrugë.
Top Channel