Pistoletë në burgun e Koridhalos në Greqi, gjendet në sektorin ku mbahen shqiptarë e turq
Autoriteti Rrugore bashkë me Inspektoratin për Mbrojtjen e Territorit dhe Policinë e Shtetit vazhdojnë aksionin për prishjen e ndërtimeve në akset kombëtare, si dhe pastrimin e tyre nga tabelat reklamuese të vendosura në shkelje të ligjit.
Ministria e Transporteve njoftoi se gjatë pesë ditëve të parë është ndërhyrë në disa akse të rëndësishme duke filluar nga segmenti Tiranë-Shkozet, ku janë larguar disa biznese të vendosura anës rrugës dhe dhjetëra tabela pa leje.
Paralelisht me këto ndërhyrje, ARRSH dhe IKMT po vazhdojnë evidentimin e situatës në akset e tjera Tiranë-Hani i Hotit; Tiranë-Vlorë; Tiranë- Kapshticë, Levan-Kakavijë dhe Vlorë-Sarandë-Jorgucat. Sipas ministrisë në këto akse do të ndërhyhet gjatë ditëve në vijim.
Top Channel