Lagështira, mjeti del nga rruga. 2 të vdekur në Kukës

07/10/2017 00:00

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në fshatin Nimçë të Kukësit, ku kanë humbur jetën 2 persona.

Nga të dhënat e fundit zyrtare rezulton se një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës. Viktimat mësohet se janë drejtuesi i mjetit, 45 vjeç dhe një pasagjer, 50.

Ndërkohë, një pasagjer tjetër, i moshës 34 vjeç, është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Top Channel