Durrës, pranga “postierit” të kokainës

07/10/2017 00:00

Policia e Durrësit arrestoi një tutor, i cili shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante kokainë në lokalet e natës.

Hektor Psatha u vu në pranga pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale, në kuadër të operacionit të koduar “Postieri”.

38-vjeçari shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 euro, ndërsa kokainën e shpërndante në lokalet e natës, në zonën e plazhit.

Psathës, që rezulton person me precedentë penalë në fushën e veprave penale kundër pronës, iu sekustruan 22 doza kokainë.

Top Channel