Protesta e opozitës/ Molotovë drejt Kryeministrisë, jepen sot masat e sigurisë për protestuesit, prezentë deputetët e PD Takimi në Himarë për projektin e përmirësimit urban në këtë bashki nisi i tensionuar. Dhjetëra banorë kërkuan të hynin në ambjentet e stadiumit ku do të bëhej takimi me dy ministrat Gjiknuri e Kumbaro dhe menaxhimi i situatës u bë i vështirë për policinë.
Dy ministrat, së bashku me kryebashkiakun Gjergj Goro biseduan për tre orë për përfaqësuesit e OMONIA-s dhe një grup të pronarëve të tokave ku do zbatohet projekti.
Pas takimit banorët manifestuan qëndrimin e tyre kundër projektit. Fredi Bejleri, i OMONIA-s, deklaroi se banorët nuk janë të bindur se do dëmshpërblehen sipas vlerës së tregut. “Të gjithë banorët që preken nga projekti janë himariotë autoktonë, janë me nënshtetësi greke dhe pikërisht këtu bëhet diskriminimi etnik dhe fetar”, deklaroi Bejleri.
Ndërsa ministri Gjiknuri tha se çështja do zgjidhet sipas legjislacionit shqiptar. “Ne si qeveri kemi marrë angazhimin që të sjellim këtu një grup të veçantë për të bërë matjet e duhura, identifikimin dhe për t’i ndihmuar këta njerëz të marrin certifikatat”, deklaroi Gjiknuri.
Top Channel