Shpërndante kanabis afër shkollës, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

06/10/2017 00:00

Qendrën e tij të internetit afër shkollës së Peshkopisë Arsen Cibaku e përdorte për shpërndarje të kanabisit.

Sipas policisë 20-vjeçari tashmë është në pranga pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotikejo vetëm në biznesin e tij, por dhe në lokale, ambientet e jashtme të shkollave etj.

Si rezultat i operacionit, efektivët e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e internetit në pronësi të tij  gjetën  dhe sekuestruan  një sasi të vogël lënde narkotike e llojit cannabis sattiva, që dyshohet se j’ua shiste në doza të vogla klientëve të tij.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  u  arrestua në flagrancë  shtetasi i lartëpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike.

Top Channel