Cutillo: Shqipëria të bëjë më shumë në luftën kundër krimit

06/10/2017 00:00

Ambasadori italian, Alberto Cutillo deklaroi se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar.

Italia dhe Shqipëria po bashkëpunojnë prej vitesh në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanë pasur rezultate, sidomos në luftën kundër hashashit, tha ai, por Shqipëria duhet të bëjë më shumë, sipas tij.

“Shqipëria mund dhe duhet të bëjë  më shumë.  Nuk jam ekspert i problemeve specifike. Por, ajo që duhet të përmirësohet është lufta kundër grupeve kriminale. Mbi të gjitha, të sillen para drejtësisë dhe të dënohen nëse shpallen fajtorë. Kjo deri më sot nuk ka ndodhur”, tha Cutillo.

I pyetur për ecurinë e vettingut, diplomati italian u shpreh se gjithçka po shkon siç duhet dhe do të japë rezultate.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta