Dokumentet që nuk kërkohen më nga MFE

05/10/2017 00:00

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave për lehtësimin e kërkesave të dokumentave për qytetarët, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar listën e dokumentave që nuk do t’u kërkohen më qytetarëve.

Ministri Arben Ahmetaj ka firmosur urdhrin për të gjitha strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e saj të varësisë, ku për çdo shërbim të ofruar ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjes, nuk do të kërkojnë më dorëzimin prej tyre të dokumenteve të mëposhtëm:

a. Certifikata e regjistrimit në QKB, përfshirë NIPT/NUIS
b. Ekstrakt historik i kompanisë
c. Vërtetim për posedim mjetesh
d. Vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për tatimpaguesit E-SIG 02a
e. Vërtetim për të ardhurat e realizuara në tre vitet e fundi për tender
f. Vërtetim për individë të paregjistruar
g. Formulari E-SIGO3a. Vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për individët
h. Vërtetim për përgjegjësine tatimore
i. Vërtetim për pagimin e detyrimeve
j. Vërtetim për statusin e tatimpaguesit
k. Vërtetim për regjistrimin e investitorit tek Drejtoria Rajonale
m. Të gjitha llojet e certifikatave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA