Shkatërrimi i pyjeve, procedohen 4 inspektorë në Durrës

04/10/2017 00:00

4 inspektorë të Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mjedisit Pyjor akuzohen për shpërdorim detyre pas sekuestrimit të disa metrave kub dru që ishin prerë në mënyrë të paligjshme në Durrës.

Gjatë operacionit “Roja i Gjelbër” u shpallën në kërkim edhe dy banorë të Ishmit, ndërsa ndaj dy të tjerëve nisi ndjekja penale  për prerjen e paligjshme të pemëve në fshatin Rrotull.

Policia sekuestroi 17 metër kub sterë dhe 4 metër kub dru zjarri.

Top Channel