Rruga e lumit të Vlorës, Qeveria miraton fondin për rindërtim

04/10/2017 00:00

Veç thjeshtimit të dokumenteve të pronësisë, në mbledhjen e radhës Qeveria ka miratuar edhe marrëveshjen e kredisë me fondin saudit të zhvillimit, që i hap rrugën rehabilitimit të rrugës së lumit të Vlorës.

Kredia prej 30 milionë dollarë është më terma të butë dhe përmbush plotësisht financimin e kësaj vepre, e cila po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Sipas projektit, rruga përfundon në vitin 2020. Në total kostoja e saj është 70 milionë dollarë dhe pjesa tjetër financohet nga Fondi Kuvajtjan.

Ky aks, i cili nis në Vlorë dhe përfundon në Qeparo përveçse lehtëson banorët e shumë fshatrave në këtë zonë, siguron një lidhje të re për bregdetin e jonit.

Top Channel