Pukë, helmohen 10 nxënës në shkollën e Gjegjanit

04/10/2017 00:00

Rreth 10 fëmijë në shkollën e Gjegjanit, në Pukë, janë dërguar në spital për shkak se kanë patur probleme shëndetësore sapo kanë nisur mësimin.

Sipas mjekëve, arsyeja është se një ditë më parë ishte bërë dezinfektimi i shkollës me solucion klori, aroma e të cilit iu shkaktoi probleme nxënësve.

Asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën dhe pas marrjes së kurimit në spital ata janë dërguar në shtëpi.

Top Channel