Plagosje me armë zjarri në Fier, arrestohet 53-vjeçari
04/10/2017 00:00
Një 53-vjeçar është arrestuar në Fier pasi plagosi me pistoletë një person mbrëmjen e së martës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në fshatin Drizë. Pas një debati për motive të dobëta, shtetasi Harun Hoxha ka qëlluar me pistoletë shtetasin Sh.K., 45 vjeç, banues në Fier.
Shtetasi Sh.K. ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel