
Haki Çako i raportoi zyrtarëve të Interpolit se policia shqiptare po lufton organizatat kriminale.
Në një trajnim që po zhvillohet në Tiranë me oficerë nga vende të ndryshme për metotat e reja të hetimit kundër trafiqeve, drejtori i përgjithshëm tha se do të ketë vetëm luftë pa kompromis ndaj çdo paligjshmërie.
“Shqipëria tashmë është një vend kandidat për në Bashkimin Europian. Pozita e saj gjeografike, por jo vetëm, na detyron të ashpërsojmë luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo forme tjetër dhe të sinkronizojmë punën me organizatat policore në rajon dhe vendet partnere, drejt përmbushjes së standardeve perëndimore. Ne jemi të qartë dhe të ndërgjegjshëm se kjo është e vetmja rrugë në luftën pa kompromise ndaj çdo organizimi kriminal, për t’i bërë vendet tona më të sigurta”, tha Çako.
Trajnimi disaditor organizohet nga Qendra e INTERPOL-it dhe Zyra për Narkotikët dhe Agjencitë Ligjzbatuese Ndërkombëtare në Departamentn Amerikan të Shtetit. Trajnimi ka synim njohjen e policëve me metodat e reja të hetimit, ku parashikohet përfshirja e investigimit nëpërmjet kompanive private, që kanë të dhëna mbi personat e dyshuar si të implikuar në veprimtari të paligjshme.
Top Channel