Aksioni anti-informalitet në ditën III, mijëra biznese të kontrolluara

04/10/2017 00:00

Aksioni qeveritar kundër informalitetit ka hyrë të mërkurën në ditën e tretë. Në terren, në të gjithë territorin e vendit kanë zbritur inspektorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës.

Aksioni është fokusuar në 78 zona, me 95 grupe që kanë verifikuar tatimpaguesit për përdorimin e kasës fiskale, lëshimin e kuponit tatimor dhe deklarimin e punonjësve në organet tatimore.

Kështu, në këto tre ditë janë kontrolluar nga zyrat shtetërore 717 subjekte, nga të cilat 373 kanë rezultuar me ndryshim përgjegjësie. Ndërsa efektivët në terren kanë bërë verifikime në 1.394 subjekte.

Gjithashtu, zyrat e shtetit kanë qenë në kontakt me 6.500 tatimpagues, me qëllim këshillimin për vetëkorrigjimin e të dhënave, por dhe informimin për të përfituar nga amnistimi i detyrimeve tatimore. Nga këto kontakte, 674 kanë qenë në distancë dhe 3.519 në sportele.

Top Channel