Pranga ushtarit të kokainës. Kapet me drogë dhe armë

03/10/2017 00:00

Një ushtar në Komandon e Forcave Tokësore u arrestua nga policia e Tiranës si shpërndarës i drogërave të forta.

Efektivi Xhuliano Kasa, 22 vjeç, u arrestua së bashku me shtetasin Denis Kanani, 21.

Në banesën e ushtarit profesionist policia gjeti 79 gramë kokainë dhe më shumë se gjysmë kile kanabis. Ndërsa në banesën e shokut të tij u gjet një pistoletë “Magnum”.

Për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë, Kasa përdorte një dokument identifikimi ushtarak.

Top Channel