Lushnje, plagosi bashkëfshatarin; arrestohet

03/10/2017 00:00

Policia e Lushnjes ka arrestuar në orët e fundit një person të shpallur në kërkim për një tentativë vrasjeje.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në fshatin Pluk, ku shtetasi Arion Canaj ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.Z, i cili nga të shtënat ka mbetur i plagosur.

Pas hetimeve paraprake dhe veprimeve proceduriale, agjentët e antikrimit kanë bërë të mundur indentifikimin e autorit të atentatit dhe më pas arrestimin e tij.

Për momentin dyshohet që shkak për konfliktin mes palëve të kenë qenë motive të dobëta.

Top Channel