Laç, shpërthen bombola e gazit, plagoset 24-vjeçarja
03/10/2017 00:00
Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte në një banesë në Kurbin, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një prej banorëve të shtëpisë.
Sipas të dhënave të fundit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40. Nga shpërthimi i bombolës, e vendosur në ballkonin e shtëpisë, ka mbetur e plagosur shtetasja me inicialet M.G.
Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, 24-vjeçarja është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel