
Ndërkohë që INSTAT nxori një parashikim optimist për qeverinë në kufijtë e entuziazmit për rritjen ekonomike mbi 4%, FMN lëshoi një alarm, atë për koncensionet, për projektin 1 miliardë euro që qeveria ka në plan të zbatojë gjatë këtyre 4 viteve, duke dhënë me koncesion sektorë të rëndësishëm të ekonomisë.
I ftuar në “Top Story”, Ardian Civici deklaroi se FMN nuk rekomandoi moskryerjen e investimeve, por bërjen e llogarive në mënyrë që të shlyhen si borxh publik.
“Ka sugjerim për t’u parë sistemi i taksës, sidomos i taksës mbi pronën. Sistemi fiskal shqiptar sot mbledh taksa 26% të PBB. Rekomandimi është për 30-33%, për të qenë në rregull me ekuilibrat. Pra, pa rritur taksat, por duke bërë dallimin me taksat për punën dhe pronën”, deklaroi Civici.
Top Channel