
Ndërhyrja në kohë e Policisë së Maliqit ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti brenda familjes.
Efektivët e policisë iu përgjigjen në kohë një telefonate të marrë nga shtetësja D.K., 37 vjeç, e cila ka kërkuar ndihmën e policisë pasi bashkëshorti i saj, Festim Kume, 38 vjeç po ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe në sy të fëmijëve të mitur.
Policia mbërriti në banesë nga ku bëri arrestimin në flagrancë të 38-vjeçarit. Gjatë verifikimeve të kryera rezultoi se Festim Kume në gjendje të dehur, si dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shtetasit të mësipërm iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë model 56, 3 armë artizanale pistoletë, një krehër automatiku model 56 si dhe 21 fishekë luftarakë që ky shtetas i mbante pa leje.
Top Channel