Vranisht, 24 orë pas ngjarjes, policia: Banori u vetëplagos

02/10/2017 00:00

Banori i fshatit Vranisht që u plagos të dielën në oborrin e shtëpisë së tij dyshohet se i ka vetëshkaktuar plagët teksa ishte në gjendje të dehur.

Versioni  i dytë i policisë  brenda 24 orëve konfirmon se shtetasi Roland Shkurti nuk është qëlluar nga përtej gardhit, por është vetëplagosur me një armë kallashninkov.

Arma, 5 gëzhoja dhe 3 fishekë janë sekuestruar nga policia. Aktualisht Shkurtaj ndodhet në spital, ndërsa do të ndiqet penalisht për armëmbajtje pa leje.

Top Channel