Trafikoi 60 kg heroinë, pranga të kërkuarit nga drejtësia italiane

02/10/2017 00:00

Në kuadër të operacioneve për kapjen e personave në kërkim, policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas të kërkuar nga drejtësia italiane.

Nga të dhënat e fundit zyrtare rezulton se në pranga ka rënë shtetasi Hektor Kosturi, 31 vjeç, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas të dhënave, në janar të vitit 2014 Kosturi së bashku me shtetas të tjerë shqiptarë e italianë organizoi trafikimin drejt Italisë të rreth 60 kg heroinë.

31-vjeçari akuzohet nga autoritetet e qytetit të Parmës për “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “trafik droge”, për të cilat rrezikon të dënohet me 20 vjet burg.

Pas arrestimit, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, për nisjen e procedurave të ekstradimit.

Top Channel