Tenton të plagosë me armë bashkëfshatarin, arrestohet

02/10/2017 00:00

Një 32-vjeçar nga fshati Plug i Lushnjes ka tentuar të vrasë me armë zjarri një bashkëfshatarin e tij, rreth mesnatës së të dielës.

Burime zyrtare policore bëjnë të ditur se rreth orës 00.30 Arion Canaj, pasi kishte qënë në tavolinë duke pirë me A. Z., 29 vjeç pas një debati të momentit, ka shkuar në shtëpi dhe ka marr armën për ta vrarë. Fatmirësisht 29-vjeçari është dërguar në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, në kërkim është shpallur L. D 33 vjeç, pasi ai ka marrë armën e krimit , ka gjuajtur në ajër dhe është larguar duke marrë arëm me vete.

Top Channel