Rruga e Arbrit, MIE nis shqyrtimin e ofertave

02/10/2017 00:00

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur këtë të hënë ofertat për dhënien me konçesion të rrugës së Arbrit, që parashikon përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e saj.

Nga shqyrtimi elektronik ka rezultuar se kompanitë që kanë shprehur interes për këtë tender kanë qenë 3, të treja shqiptare.

Sipas një njoftimi për shtyp të MIE, kompanitë në fjalë janë: “Adem Pojani”; “Alb-Star” Shpk.; “Gjoka Construction” Sh.a. Sa i takon subjektit të parë, nga kontrolli paraprak ka rezultuar se dokumentacioni i paraqitur prej tij nuk ka qenë i mjaftueshëm që oferta t’i merrej në konsideratë.

Operatori i dytë ekonomik, nga ana tjetër, ka paraqitur disa dokumente, por pa detajet për ofertën financiare.

Ndërsa lidhur me subjektin e tretë, komisioni i koncesionit ka vlerësuar se dokumentacioni ka qenë i plotësuar dhe se “Gjoka Construction” ka propozuar si vlerë për projektin shumën prej 33.6 miliardë lekë.

Në njoftimin zyrtar MIE nënvizon më tej se kontrolli i detajuar i dokumentacioneve të 3 kompanive do të bëhet brenda afatit ligjor prej 60 ditësh, në përfundim të të cilit do të dilet me një vendimmarrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA