
“Nuk po planifikojmë një ndarje traumatike me Spanjën”, është shprehur Presidenti katalanas Carles Puigdemont, i cili me herët tha se Katalunja kishte fituar të drejtën e shtetësisë, deklaroi në një konferencë për shtyp se kërkonin të dialogonin me qeverinë e Mariano Rajoy. Sipas tij ata nuk kishin pasur asnjë kontakt me autoritetet e Madridit.
Lideri katalanas kërkoi gjithashtu ndihmën e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e konfliktit me Madridin duke thënë se Europa nuk mund të vazhdojë të shpërfillë çështjen. Të paktën 900 persona u plagosën teksa policia spanjolle u përpoq të ndalonte votimin në referendumin e shpallur të paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese spanjolle.
Mes të lënduarve ishin edhe 33 efektivë. Mbi 2.2 milionë qytetarë hodhën votën e tyre sipas autoriteteve katalanase, nga 5.3 milionë që ishin të regjistruar.
Gati 90 perqind e tyre votuan pro shkëputjes nga Spanja. Kryeministri Mariano Rajoy u shpreh në përfundim të referendumit se katalanasit u “gënjyen” për të marrë pjesë në një votim të paligjshëm, një tallje te demokracisë, siç e quajti ai.
Top Channel