143 vite burg “Babagjyshëve”

02/10/2017 00:00

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi vendimin e vitit të kaluar të Shkallës së Parë për pesë nga të akuzuarit e bandës së “Babagjyshëve”, ndërsa zbuti qëndrimin vetëm për Hajdar Sefën, nga 22 vite në 12 vjet heqje lirie.

Apeli konfirmoi dënimin me 35 vite burg për kreun e bandës Ilir Kupa, ndërsa për bashkëpuntorin e drejtësisë Agustin Sula, sikurse edhe Shkalla e Parë, edhe apeli konfirmoi zbritjen e dënimit nga 35 vjet në gjashtë vjet heqje lirie.

Në total gjykata dha 143 vite burgim për grupin, ndërsa do të aplikohet zbritja e një të tretës së dënimit përderisa u aplikua gjykimi i shkurtuar. 

Të gjithë të pandehurit u shpallën fajtorë pasi kanë kryer grabitje të armatosura në disa qytete të Shqipërisë, si dhe në Maqedoni.

Por, grabitja më spektakolare ishte ajo e 2013 në një qendër tregtare në Tiranë, ku katër persona të veshur si babagjyshë grabitën një argjendari. 

Top Channel