
Pas 9 viteve të kaluara në qelitë e Burgut në Nevada, OJ Simpson lirohet me kusht. Ish-lojtari i “National Football League”, tashmë në moshën 70-vjeçare, ishte i dënuar për grabitje me armë.
Dënimi i OJ Simpson ishte me 33 vite burg, por pas 9 vitesh, pikërisht në korrik të këtij viti ai fitoi të drejtën për lirimin me kusht, që ndodhi pikërisht të dielën e 1 tetorit.
Për momentin nuk ka të dhëna për vendin se ku do të jetojë Simpson, që ishte i akuzuari kryesor edhe për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Nicole Brown Simpson, dhe të mikut të saj, Ron Goldman, në vitet ’90.
Ngjarja bëri bujë të madhe në SHBA dhe procesi gjyqësor në lidhje me këtë krim të dyfishtë, i zhvilluar në vitin 1995, zgjati 13 muaj, madje u transmetua përditë edhe në mediet amerikane. Një proces ky që në fund i buzëqeshi pikërisht OJ Simpsonit, i cili u shpall i pafajshëm.
Por pavarësisht këtij verdikti, juria civile e cilësoi Simpson si përgjegjës për vrasjen e Nicole Brown Simpson e Ron Goldman, duke e urdhëruar të dëmshpërblejë familjet e tyre me 33.5 milionë dollarë.
Top Channel