Kolumbi, grupi i fundit i rebelëve zotohet për armëpushim
30/09/2017 00:00
Kreu i grupit të fundit të rebelëve të Kolumbisë ka urdhëruar guerrilasit të nderojnë armëpushimin dypalësh me qeverinë, që hyn në fuqi këtë fundjavë.
Bëhet fjalë për një arritje të rëndësishme në përpjekjet për t’i dhënë fund një gjysmëshekulli dhunë politike në vendin e Amerikës së Jugut.
Në një video të postuar në internet, Nicolas Rodriguez tha se ishte i bindur se rebelët që i përkasin Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) do t’i binden urdhrave për të mos sulmuar trupat qeveritare.
Armëpushimi fillimisht do të zgjasë deri më 9 janar 2018 dhe më pas mund të rivendoset me marrëveshjen e të dy palëve.
Top Channel