
“Ti më prezantove me kokainën, prostitutat dhe sëmundjen’. Kështu i shkruante ish e dashura Catriona White, aktorit Jim Carrey, 2 vjet para se të vriste veten. Në shënimin e gjetur së fundmi në iPad-in e saj, gruaja fajëson Carrey-n për faktin se e kishte ekspozuar ndaj një jete të shthurrur dhe se i kishte ngjitur asaj herpesin.
Nuk dihet ende nëse shkrimi që daton në 8 prill të 2013-ës i është dërguar apo jo aktorit, para se White t’i jepte fund jetës në 28 shtator të 2015-ës, 2 javë pas ditëlindjes së saj të 30.
Asokohe ata ishin ndarë, pasi gruaja i pati thënë se ishte prekur nga herpesi. Carrey pretendon se nuk kishte vuajtur kurrë nga sëmundja dhe se ish e dashura e kishte marrë para se të njiheshin.
Shënimi u zbulua nga avokatët që po punojnë në emër të familjes se White, për një padi kundër aktorit 55 vjeçar. Sipas tyre, protagonisti i ‘Ace ventura’ i kishte dhënë ish partneres ilaçe për të vrarë veten, pasi i siguroi ato me emër të rremë.
Gjithashtu ata akuzojnë aktorin se i kishte ngjitur 30 vjeçares sëmundjen seksualisht të transmetueshme. Të premten, pikërisht kur tabloidi ‘daily mail’ siguroi shënimin e ëhite, Carrey hodhin bombën duke thënë se i kishte dhënë ish të dashurës një shumë të konsiderueshme parash në 2013-ën, për të zgjidhur çështjen e sëmundjes dhe se nëna e ish bashkëshorti i saj, ishin përpjekur ta zhvasnin edhe më shumë. Në 2015-ën çifti u ribashkua pavarësisht betejës së mëherëshme ligjore.
Top Channel