
Red Bull është shfaqur agresive në provat e para të lira për Çmimin e Madh të Malajzisë, që zhvillohet këtë fundjavë, duke arritur të vendosë kohët më të shpejta.
Edhe pse në kushte ekstreme, Verstappen dhe Ricciardo arritën të tregonin në sesionin e parë të provave të lira se Red Bull është përmirësuar shumë. Holandezi, i cili 2 javë më parë për shkak të një aksidenti në start nuk mundi të zhvillonte garën, në sesionin e parë të Malajzisë e ndali kronometrin në kohën 1.48.962.
Pas tij, me 7 të dhjetat më ngadalë, u rendit shoku i skuadrës, Daniel Ricciardo. Koha e tretë më e mirë u realizua nga Fernando Alonso.
Dy makinat Ferrari vendosën kohët e vendit të 4 dhe 5, perkatësisht me Raikkonen dhe Vettel. Pas gjermanit të Ferrarit u rendit Lewis Hamilton.
Top Channel