
Presidenti amerikan Donald Trump e konsideron veten një fitues të lindur dhe detyrimisht nuk mund të shihet duke mbështetur humbësit, qoftë edhe në mediat sociale.
Arsye që duket se e ka shtyrë të fshijë që të gjitha postimet në Twitter me të cilat kishte mbështetur një kandidat në Alabama për zgjedhjet paraprake për senatin. Kandidati Luther Strange u mposht dhe shumë shpejt u zhdukën gjurmët e mbështetjes së Trump.
“Që kur unë e mbështeta, Luther Strange po ecën përpara në sondazhe”, shkruhej në një postim të mëparshëm të Trump, tashmë të fshirë. Gjatë fushatës në Alabama, Trump dhe zëvendësi i tij Mike Pence u shfaqën në krah të Strange për të treguar se ai kishte mbështetjen e administratës, por sërish nuk mundi të fitojë ndaj ultrakonservatorit Roy Moore.
Strange nuk do t’ju zhgënjejë kurrë, ishte një tjetër postim tashmë i fshirë i presidentit, ndërsa në një postim tjetër që pësoi të njëjtin fat, presidenti i kërkonte banorëve të Alabamës që të vonin për Strange.
Pas rezultatit zyrtar, Trump përshëndeti fituesin Roy Moore, një gjykatës, i cili është favoriti i zgjedhjeve speciale në dhjetor ndaj një kandidati demokrat për vendin e lënë bosh nga Jeff Sessions, i cili la senatin për t’u bërë prokuror i përgjithshëm i SHBA.
Top Channel