Konami, kompania e famshme japoneze e video-lojërave, ka arritur marrëveshjen me Milanin që do i lejojë kësaj kompanie që të përdorë teknologjinë e saj për të rikrijuar në detaje stadiumin dhe futbollistët e klubit kuqezi për lojën Pro Evolution Soccer 2018.

Donnarumma, Bonucci, Keita, Suso apo Andre Silva do të riprodhohen në mënyrë realiste dhe skuadra e Konami-t do të ketë akses të plotë në stadiumin San Siro për të matur dhe rikrijuar çdo veçanti të impiantit milanez.

Disa javë më parë, Konami kishte arritur marrëveshjen edhe me Interin.

PES 2018 doli në treg në 12 shtator të këtij viti.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta