
Për të gjithë ai ishte “mbreti i fake news”, i njohur për publikimin e lajmeve të tilla si “Obama është gay dhe mysliman” apo se “manifestantët anti Trump janë të paguar” që i kushtuan Shtëpinë e Bardhe Hilary Clinton.
Paul Horner, 38-vjeçari që shkroi dhe kontribuoi në përhapjen e lajmeve të rreme që ndikuan në zgjedhjet amerikane u gjet i vdekur në Phoenix të Arizona-s.
Burri thuhet të ketë vdekur në 18 shtator dhe nga autopsia nuk rezultuan prova që të sugjeronin një vrasje të mundshme. E megjithatë shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende publike në pritje të analizave toksikologjike.
Vëllai i tij tha se 38-vjeçari kishte vdekur paqësisht në gjumë, por sipas sherifit të kontest, ai abuzonte me qetësues e sipas provave të mbledhura në vendin e ngjarjes mund të bëhet fjalë për një mbidozë aksidentale. Vitin e kaluar në një intervistë dhënë për “Washington Post”, Horner deklaroi se kishte qenë një faktor kyç për fitoren e Trumpit pasi mbështetësit e presidentit nuk shqetësoheshin për verifikimin e lajmeve.
“Ndershmërisht mendoj se njerëzit janë bërë shumë të trashë. Vazhdojnë të shpërndajnë lajme e askush nuk verifikon më asgjë. Kështu u zgjodh edhe Trumpi. Thoshte gjithçka që donte dhe njerëzit i besonin, edhe kur ato ishin rreme”, pati thënë ai.
Top Channel