Ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, Alexander Arvizu do të mbyllë detyrën e tij si ndihmës i dytë i Sekretarit të Shtetit për sigurinë dhe drogën në Departamentin Amerikan të Shtetit, detyrë me të cilën e ka vizituar dy herë Shqipërinë pas mandatit të tij si ambasador në periudhën 2010-2015.

Në fakt, largimi i tij nga Departamenti i Shtetit ka ardhur si një vendim personal. Lajmin për vendimin e tij e dha bashkëshortja në rrjetet sociale, por vetë ish-amabasadori, i kontaktuar nga portali politiko.al, tha se vendimi i tij erdhi në një moment kur nuk i kërkuan as të largohej e as të qëndronte në këtë detyrë.

Alexander Arvizu në Shqipëri konsumoi një mandat 5-vjeçar, një vit më shumë sesa afati zyrtar, për shkak të bllokimit asokohe të emërimeve të diplomatëve të rinj nga Departamenti i Shtetit. Hera e fundit kur Arvizu ishte në Shqipëri datoi në periudhën e krizës politike të këtij fillimviti, kur zhvilloi takime me kreun e qeverisë Edi Rama, kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta