Turizmi në “Vitin e Skënderbeut”

27/09/2017 00:00

Në Ditën Botërore të Turizmit, ministri Blendi Klosi tha se 2018-ta, i shpallur si viti i  Skënderbeut, do të jetë viti kur turizmi shqiptar do të ndikojë fort në ekonominë e vendit.

“Ne betejën me statistikat e kemi fituar, nga viti në vit kemi rritje të numrit të turistëve, por kjo nuk mjafton. prandaj qeveria e ka prioritet”, tha Klosi.

Por, për ministrin Klosi që turizmi të ecë në drejtimin e duhur, duhet të kujdesemi edhe për mjedisin

“Po a është e mundur që të kemi një turizëm të qëndrueshëm nëse nuk kemi një mjedis të paster? një grup turistik do të shohë një ambient të pastër, prandaj ministria është bashjkë me mjedisin për të shfrytëzuar kapacitetet turistike dhe për të luftuar për një mjedis të pastër”, deklaroi ministri.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta