Të gjithë kundër Konit. Sula: Raporti për UT, gjithçka e vërtetë

27/09/2017 00:00

Zërave kritikë ndaj Rektoratit të Universitetit të Tiranës, pas raportit vlerësues të akreditimit, i është bashkuar edhe një tjetër dekan.

“Nuk bëhet fjalë për një penalizim, por për një renditje të disa problemeve, një pjesë e të cilave janë të qenësishme. Për shembull, Senati akademik nuk po funksionon siç duhet. Kemi probleme të funksionimit mes strukturave. Jo gjithmonë gjen një kontekst bashkëveprues. Është një problem që e ka zgjidhjen pikërisht duke u mbështetur në mirëfunksionimin e strukturave të brendshme të Universitetit të Tiranës”, thotë Artur Sula, dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Dekani Artur Sula thotë se i janë drejtuar edhe strukturave të tjera, për zgjidhjen e asaj që ai e quan “mungesë të thellë komunikimi edhe në vendimmarrje”.

“Ne u jemi drejtuar strukturave tona më të larta, por ky aspekt ka çaluar”, tha më tej Sula.

Skeptikët ndaj raportit thonë se, publikimi i tij lidhet me një ndikim të qëllimshëm negativ në prag të hapjes së raundit të dytë të regjistrimeve. Por, për dekanin Sula, kjo nuk është totalisht e besueshme.

“Natyrisht ndikim do të ketë, por nuk mendoj se do të jetë ai ndikim që mund të arrinte në ato nivele. Kjo, sepse ne me raundin e parë kemi plotësuar rreth 81 për qind të vendeve. Unë them se numrin do ta plotësojmë 100%. Jemi mjaft mirë dhe presupozoj që në kushtet aktuale do të plotësohet padiskutim edhe pjesa e mbetur”, deklaroi Artur Sula.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta