“Vjeshta” në Shkodër, sekuestrohen pasuri e paluajshme
26/09/2017 00:00
Operacioni “Vjeshtë 2017” i Policisë së Shtetit vijon në qytetin e Shkodrës.
Të paktën 2300 metër/katror pasuri e paluajtshme dhe 4 automjete u sekuestruan nga strukturat e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar.
Sekuestrimi përfshin aktivitetin tregtar të “Briland”Sh.p.k, me administator Xhavit Kasemi, 2 godina nga 1000 metër/katror në lagjen “Ajasëm”, magazinën e subjektit tregtar dhe automjtetet e firmës Briland.
Aktiviteti prodhonte produkte ushqimore te paligjshme dhe pa standarde higjenike.
Top Channel