
Një nga zonat më problematike sa i përket infrastrukturës në qytetin e Shkodrës vazhdon të mbetet lagjja “Mar Lula”.
Kjo lagje në periferi të qytetit ka rreth 20 vite që është krijuar kryesisht me të ardhur nga zonat e thella malore dhe sot numëron rreth 7 mijë banorë.
Pavarësisht shumë premtimeve banorët e kësaj zone vuajnë nga mungesa e investimeve, sidomos në rrugët e brendshme të lagjes që janë kthyer në gropa uji thuajse të pakalueshme.
Banorët e zonës shprehen të revoltuar për këtë situatë dhe kërkojnë ndërhyrje nga Bashkia, pasi dhe ata janë pjesë e qytetit .
Në ditë reshjesh me shi situata bëhet akoma me e vështirë, sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë, ku kalimi i gropave me ujë është kthyer në makth .
Që nga koha kur është krijuar si lagje nuk është bërë asnjëherë asnjë investim në rrugë dhe kjo i bën akoma më shumë pesimistë banorët e kësaj zone, që kanë marrë vetëm premtime sa herë ka fushata elektorale.
Top Channel