Pse iku Van Nistelrooy nga United? “Spin Doctor” zbulon përplasjet

24/09/2017 00:00

Në verën e vitit 2006, sulmuesi holandez Ruud Van Nistelrooy vendosi të braktiste Manchester United për të luajtur me Realin e Madridit, një lëvizje që asokohe u pretendua se bëhej për t’iu bashkuar formacionit të galaktikëve dhe jo për konflikte brenda “djajve të kuq”.

Alastair Campbell, ish-drejtori i Komunikimit të kryeministrit britanik Tony Blair zbuloi në librin e tij të fundit se, sulmuesi “tulipan” u largua për shkak të përplasjeve.

“Spin Doctor” nënvizoi se Ruud van Nistelrooy ishte përplasur jo pak herë me Cristiano Ronaldon, duke e ofenduar për raportin që portugezi kishte me zëvendëstrajnerin Carlos Queiroz. Ronaldo e cilësonte teknikun si një baba, për shkak të mungesës së figurës së vërtetë atërore, por kjo gjeneroi konflikt, deri në përplasje fizike mes futbollistëve.

Ruud van Nistelrooy u shit te Reali i Madridit në vitin e polemikave për 15 milionë euro, e u konfirmua një makinë golash edhe me fanellën e “Los Blancos”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta