Varur në 828 metra, punëtorët nepalezë pastrojnë ndërtesën më të lartë në botë në Dubai Porto Riko po përballet me një krizë tejet të madhe pas dëmeve të shkaktuara nga uragani “Maria”, e cila ka lënë thuajse të gjithë ishullin pa ujë, pa energji elektrike dhe pa shërbime telefonike.
E gjithë popullsia është ende pa energji, ndërsa inxhinierët thonë se do të duhen muaj derisa ky shërbim të rikthehet. Ndërkohë, diga e rrezikuar për t’u shembur që prej së premtes mbetet ende një problem për banorët.
Dërgesat me ushqime, ujë dhe gjeneratorë kanë nisur të mbërrijnë në portin kryesor në San Juan, i cili është rihapur. Të paktën 13 vetë kanë humbur jetën që kur “Maria” goditi Porto Rikon, territor amerikan në Karaibe.
Stuhia, e cila tashmë i drejtohet ujërave të hapura në perëndim të Atlantikut, shkaktoi përmbytje masive dhe dëmtime të mëdha strukturash. U prish edhe rrjeti telefonik anembanë ishullit, ndërsa zyrtarë nga Agjencia federale e Menaxhimit të Emergjencave thonë se do të çojnë atje telefona satelitorë.
Pemët e rëna kanë bllokuar pjesën më të madhe të autostradave, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e shtëpive janë pa çati, përveçse të goditura nga përmbytjet. Zyrtarët e këtij ishulli thonë se ka ende rrezik përmbytjesh nga lumi kryesor i Porto Rikos, Guajataca, si pasojë e shembjes së mundshme të digës.
Top Channel